D. Janjiq: Mitrovica veriore është, njëri ndër vendet më të rrezikshëm, ku jetojnë serbët

Analisti serb, Dushan Janjiq, thotë se në veri të Kosovës ka rreziqe dhe krizë të thellë të sigurisë, e cila është e militarizuar

Analisti i njohur serb, Dushan Janjiq, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, ka deklaruar se në veri të Kosovës ka rreziqe të sigurisë dhe krizë të thellë të sigurisë, e cila është e militarizuar.  Ai thekson se askush nuk mund të garantojë se nuk do të ndodhin incidente dhe thekson se në veri të Kosovës janë aktivë edhe persona të trajnuar nga Wagner të lidhur me Palestinën dhe Rusinë. Janjiq shton se vlerësimet janë se Beogradi nuk do të dërgojë ushtrinë, policinë apo xhandarmërinë në veri të Kosovës dhe as nuk do të lejohet të kalojnë vijën administrative, e cila është një frikë që ka ekzistuar vitin e kaluar dhe se Beogradi nuk e dëshiron një të tillë. Lista serbe në anën tjetër është e diskredituar dhe nuk mund ta mobilizojë popullin masivisht në këtë lloj aksioni. Sipas Janjiqit, vlerësimi është se nga konflikt i vogël në Kosovë do të përfitonte më së shumti Putin dhe Rusia, për të demonstruar paaftësinë e NATO-s dhe Perëndimit për të kontrolluar një situatë kaq të vogël.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …