leoni

29 Gushti, Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme për komunën e Hanit të Elezit padyshim se është 29 Gushti, Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit. Në 21 vjetorin e lirisë së Kosovës të kujtojmë me respektin më të lartë se për liri është dhënë shumë, se liria është pjesë e sakrificës të popullit shqiptarë duke përfshirë brenda dhe jashtë kufijve tanë, gjatë kohës së luftës u krijua një vetëdije mobilizuese ndër shqiptarë duke ndihmuar në forma të ndryshme luftën e dinjitetshme qoftë me pjesëmarrje aktive në luftë, qoftë në aspektin logjistik duke e përfshirë edhe diasporën dhe familjet shqiptare nga Maqedonia dhe Shqipëria e shumë vende të ndryshme edhe jashtë trojeve shqiptare, ku pa hezitim u bëmë një, me të vetmin qëllim për liri të plotë të vendit tonë të larë në gjak. Nderimi dhe respekti për dëshmorët dhe të gjithë ata që sadopak kontribuuan në forma të ndryshme për lirinë që ne dhe brezi i ri po e gëzojmë na bën të ndihemi krenarë e mirënjohës me punë dhe vepra siç është 29 Gushti, Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit si pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. 21 vite më parë në Puset e Nikes u bë rivarrimi i ushtarëve të vrarë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të komunës së Hanit të Elezit. Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 Dëshmorë të tjerë në fronte te tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedone mbi shqiptarët e kësaj ane. Sakrifica e tetë Dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u nderua nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …