33 të shëruar dhe 10 raste të reja me covid sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 33 persona, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja. Kjo është e bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë me covid-19, janë regjistruar 4224 raste, prej tyre 4054 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 83 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama takon gazetarin dhe autorin britanik Christian Jennings

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka takuan në Odën e Kryeqytetit, gazetarin …