Smajl Latifi: Përkujtuam dëshmorin Bajram Sallahaj në 26-vjetorin e rënies

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të shtunën në Kaznik, në 26-vjetorin e rënies dëshmor të bashkëluftëtarit Bajram Sallahaj bashkë me djalin e tij, Brahimin dhe me shokë, nderuan kujtimin dhe kontributin e tij për lirinë e vendit.

Postimi i kryetarit Latifi:

Sot, në 26-vjetorin e rënies dëshmor të bashkëluftëtarit Bajram Sallahaj nga Kazniku, bashkë me djalin e tij, Brahimin e me shokë, nderuam kujtimin dhe kontributin e tij për lirinë e vendit.

Bajrami dha gjithçka për lirinë tonë. Sakrifica dhe guximi i tij nuk harrohen kurrë dhe na kujtojnë çdo ditë sa e shtrenjtë është liria!

Lavdi përjetë emrit dhe veprës së tij!

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …