340 mijë euro për stadiumin e Kaçanikut

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kaçanikut, me qëllim të realizimit të projektit “Renovimi i Stadiumit të futbollit në Kaçanik”, ku MKRS-ja do të investojë mjete financiare me një shumë prej 200 mijë euro.

Memorandumi i nënshkruar mes palëve parasheh që investimi të kryhet në një fazë dy vjeçare. Komuna e Kaçanikut, në bazë të dokumentit të nënshkruar, merr për obligim të investojë 140 mijë euro, 70 mijë në vitin 2016, ndërkaq 70 mijë euro në vitin 2017.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se financimi i këtij projekti të rëndësishëm kapital për Komunën e Kaçanikut është në kuadër të investimeve që po bën MKRS-ja nëpër tërë Kosovën, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës për sportin e Kosovës. Ky stadium do të jetë një hapësirë e rëndësishme për sportistët e Kaçanikut dhe shërben për krijimin e kushteve më të volitshme për këta sportistë që të zhvillojnë sport cilësor dhe të korrin rezultate.

Nga ana e tij, Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky projekt për stadiumin është në të mirë të interesave të futbollistëve dhe të qytetarëve të kësaj komune, të cilët do të kenë kushte për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Në takim u diskutua edhe për mbarëvajtjen e punimeve në Palestrën e Sportit, që është duke u ndërtuar në qytetin e Kaçanikut, ku në bazë të planifikimeve buxhetore në periudhën 2016 – 2018, MKRS-ja do të investojë edhe gjysmë milioni euro në këtë projekt kapital.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …