350 maturantë nga Komuna e Deçanit ju nënshtruan Testit të Maturës Shtetërore

Edhe në Komunën e Deçanit u mbajt Testi i Maturës Shtetërore 2020. Testit ju nënshtruan rreth 350 maturantë në tri qendra të testimit. Testimi filloj në orën 10:00 dhe përfundoj në ora 12:30. Testimi u zhvillua pa asnjë problem dhe nuk pati asnjë ankesë as nga administruesit por, as nga komisionerët. Çdo përgatitje paraprake ishte bërë më kohë. Falënderojmë Policinë e Kosovës nga Stacioni i Deçanit, të cilët e monitoruan situatën deri në mbyllje të qendrave të testimit! Gjithashtu ekipet kujdestare nga QKMF “Adem Ukëhagjaj”, në Deçan të cilët ishin prezent gjatë gjithë kohës se testimit. Vlenë për tu theksuar kultura e lartë e maturantëve Deçanas që treguan sidomos, në kohën e procesit të testimit. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me stafin e DKA-së,urojnë të gjithë maturantët që te kenë sukses!

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …