45 të vdekurit në Bullgari janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut thotë Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka

45 të vdekurit në Bullgari janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut thotë Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u prononcua  pas aksidentit tragjik që ndodhi sot   në Bullgari, ku një autobus u përplas dhe mori flakë, duke ua marrë jetën 45 udhëtarëve. Ajo deklaroi se 45 të vdekurit  janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që u ka  shprehur ngushëllime familjarëve të tyre. “Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkroi Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …