5 MAJI – DITA KOMBËTARE E DËSHMORËVE TË ATDHEUT

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me rastin e 5 majit ditës së dëshmorëve, në një postim të tijë në facebook ka thënë: Shteti i ndërtuar mbi themele kombëtare, duhet të dëshmojë se ruan, kultivon dhe përpiqet pandalshëm të sendërtojë aspiratat, qëllimet dhe idealet e dëshmorëve të atdheut. Vetëm në shtetin ku të gjallët arrijnë të ndërtojnë një sistem të mirëfilltë të vlerave njerëzore, morale, politike e institucionale – nderohen të rënët dhe ndërtohet ardhmëria e sigurt e të gjallëve. Kombi ndihet mirë, vetëm duke i shërbyer me përkushtim forcimit të shtetit, që të marrim shërbimet që na bëjnë të ndihemi krenar nga shteti. Shteti, i cili në themel ka gjakun dhe sakrificën e brezave të shumtë, mund dhe duhet të kthehet në thelbin e qëllimit të ndërtimit të tij – një jetë dinjitoze, punë, zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët që jetojnë në të. Ndaj këtij qëllimi të gjithë obligohemi. Pra, jemi përgjegjës për sa kohë që nuk e kemi bërë shtetin të tillë, ku në të ndërtohet çdo ditë përmes veprash dhe dëshmive të shumta që i shërbejnë zhvillimit, përparimit dhe mirëqenies së përgjithshme. Vetëm suksesi ynë në këtë rrugëtim e bën domethënës vlerësimin, nderimin dhe përkujtimin për dëshmorët dhe heronjtë.

Qoftë i paharruar kujtimi për heronjtë dhe dëshmorët e atdheut!

I përjetshëm ndër breza është 5 Maji!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …