Sekretari
i Përgjithshëm i Ministrisë së FSK-së, Shkëlzen Syla ka raportuar pranë
Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së. Ai ka bërë
të ditur se buxheti i përgjithshëm i FSK-së për vitin e ardhshëm do të jetë 49
milionë euro. Sipas tij, nëse miratohen
projektligjet për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, atëherë duhet që
urgjentisht të ndahen mjete shtesë të paktën për nevoja elementare, që do të
arrin shumën e 54 milionë eurove. Ndërkaq, deputeti nga radhët e LDK-së, Anton
Quni ka përmendur faktin se Raporti i Progresit i ka qortuar anëtarët e
komisionit se janë sjellur subjektivisht në raport me Forcat e Sigurisë së
Kosovës dhe sipas tij kjo qajse do të ndryshojë pasi vjen kjo vërejtje nga
Evropa.
Kontrolloni gjithashtu
Reçaku dhe përgjegjësia historike: dëshmi që sfidojnë mohimin
Raportimi i The Washington Post dhe dëshmitë e mbledhura nga vëzhgues ndërkombëtarë, patologë mjeko-ligjorë dhe …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
