Haradinaj: Ndërkombëtarët na ofruan ta fusim brenda Serbinë, por ne nuk do ta pranojmë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij para të pranishmëve të tubuar sot në Sallën e Kuqe, në Prishtinë, ka deklaruar se opozita është e bashkuar për gjithë  këtë që po ndodh dhe ju  e dini pse jemi këtu. Kemi një mision të vështirë, në vendin që është në rrugë  për të qenë i pavarur. Para luftës deshën të na e marrin autonominë dhe kemi filluar rezistencën. Edhe pas  luftës deshën të na japin më pak se pavarësi, por ne kemi qëndruar stoikë dhe tash e kemi Republikën e pavarur me Ahtisaarin në mes. Ndërkombëtarët na ofruan që Serbinë ta fusim brenda. Unë kam qenë ndër ata që u kanë thënë JO. Në Kosovë nuk duhet të jenë dy zot shtëpie. Vetëm ne. Tash po duan të na  i bëjnë dy Kosova, atë të 17 shkurtit të vitit 2008 dhe tani të Zajdenicës. Mustafa e Thaçi janë të pa përgjigjshëm, por ne jemi në detyrë t’ i ndalim të mos i krijojmë  dy Kosova, që ata dy po i krijojnë, duke përdorur edhe policinë, AKI-në, gjyqësorin e administratën kundër opozitës, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …