Fatmir Limaj: Jemi bashkuar për të ndalur të keqen që po i kanoset vendit

Gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e sotëm në Sallën e Kuqe, kryetari i Nismës, Fatmir Limaj tha se jemi  bashkuar për të ndalur të keqen që po i kanoset vendit. “Ne jemi bashkuar sepse ka nevojë për një bashkim të fuqishëm, jo vetëm të opozitës port ë gjithë qytetarëve, dhe bashkimi ynë nuk është kundër askujt përpos kundër atyre që po e shkatërrojnë vendin tonë”, tha Limaj. Më tej ai ka bërë ftesë për zgjerim të zërit opozitarë dhe rritjen e fuqisë në mbrojtje të Kosovës. “Po ju them se Kosova nuk ka konflikt të brendshëm, qytetarët kanë vetëm një konflikt dhe ai është se pozita me dy marrëveshjet që ka bërë po duan të krijojnë territorin e Serbisë në vendin tonë”, tha lideri i NISMA-s, duke shtuar se këto marrëveshje nuk do të kalojnë. “Nuk ka asnjë mjet propagandues që e ndalë opozitën e bashkuar drejt realizimit të objektivave të saj. Ne nuk jemi bashkuar për një opsion politik, por na ka bashkuar tema për Kosovën, prandaj kjo opozitë e bashkuar çdo ditë do të zgjerohet edhe më shumë”, ka thënë Limaj, duke ftuar  të pranishmit që të përcjellin mesazhin anë e kënd te qytetarët e Kosovës, pa dallim të bindjes së tyre partiake, që të gjithë të bashkohen me 28 nëntor në një manifestim paqësor për të kundërshtuar dy marrëveshjet që po e shkatërrojnë vendi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …