Kryetari Bahtiri priti në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, kanë pritur në një takim në ndërtesën e Komunës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin, Zëvendës Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Christopher Coleman dhe Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz me bashkëpunëtorë. Kryetari Bahtiri dhe Shefi i UNMIK-ut Tanin, kanë biseduar për gjendjen aktuale në Mitrovicë dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis komunës së Mitrovicës dhe UNMIK-ut. Përfaqësuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Tanin vlerësoi pozitivisht angazhimin e të gjithë faktorëve për tejkalimin pa probleme të situatave të krijuara muaj më parë, siç ishin problemi i trenit dhe ai i murit, gjë e cila është bërë falë njerëzve të përgjegjshëm. Kryetari Bahtiri, pasi falënderoi shefin e UNMIK-ut, për vizitën, tha se bashkëpunimi korrekt dhe mbështetja që misioni i tij po i jep komunës së Mitrovicës në zhvillimin e proceseve demokratike, në përmirësimin e raporteve ndëretnike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave të Mitrovicës me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, ka bërë që sot këtu të kemi një situatë të konsoliduar politike e të sigurisë. Kryetari Bahtiri tha në vazhdim se Mitrovica tanimë i ka tejkaluar sfidat më të mëdha të paqes, stabilitetit dhe sigurisë, prandaj i tërë fokusi i institucioneve lokale është drejtuar në zhvillimin ekonomik, ku edhe janë shënuar rezultate të kënaqshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …