PD

PD: Referencat ndaj ‘97, dëshpërim i kryeministrit Rama

Partia Demokratike e Shqipërisë i është përgjigjur deklaratës së PS lidhur me protestat e opozitës, duke hedhur poshtë akuzat se po përpiqet të përsërisë vitin ’97 dhe për rrjedhojë të nxjerrë vendin nga binarët e integrimit. “Partia Demokratike dhe opozita kanë 64 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet e saj kanë qënë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike”, thuhet në reagimin e PD.  “Kauza e lirisë dhe e demokracisë është kauza më e fuqishme në botë dhe ne ndjehemi të fuqishëm në të drejtën tonë. Edi Rama duhet të mësohet me demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur mosbindjen e tyre civile”, deklaron PD. Partia më e madhe e opozitës shprehet se, “referencat e Edi Ramës ndaj 1997-s janë veprime të dëshpëruara të një njeriu që edhe vetë e di se nuk i ka mbetur më asnjë justifikim për të qëndruar në pushtet, veç ngjalljes së frikës tek njerëzit”. “Frymëzuesit dhe drejtuesit politikë të 1997-s Edi Rama i ka në krye të PS-së dhe në Kuvend bashkë me bandat e ‘97 që po i liron një nga një nga burgu për të ruajtur me ta pushtetin e tij të kriminalizuar”, vijon reagimi i selisë blu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …