AAK nesër diskuton në mbledhje të Kryesisë, paralajmërimin e Kurtit për heqjen e taksës

AAK: Po e presim Ramushin, shteti le ta kryejë punën e vet

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  ka diskutuar rreth organizimit të pritjes së kryetarit Ramush Haradinaj, i cili tash e pothuaj 4 muaj po përballet me një kërkesë për ekstradim në Serbi, që për bazë ka një fletarrest të Serbisë të vitit 2004. Anëtarët e AAK-së, janë shprehur të bindur se Ramush Haradinaj do të lirohet më 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë. Kryesia e kësaj partie nëpërmjet një komunikate u ka bërë thirrje autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj zotit Haradinaj, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …