Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Bushati: Gruevski e Ivanovi i shohin shqiptarët si punëtorë sezonalë në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati deklaroi gjatë të hënës se situata në Maqedoni fatmirësisht nuk ka kaluar ende në një krizë ndëretnike. Në një intervistë për “Top Story”, Bushati thotë se kriza shpërfaqi një Gruevsk dhe një Ivanov tërësisht me një gjuhë antishqiptare, që i konsideron shqiptarët punëtorë sezonalë në trojet e tyre. “Ne Kemi mbështetur këtë platformë të faktorit politik shqiptar në Maqedoni si përpjekje për të zbatuar marrëveshjen e papërmbushur të Ohrit, për të hapur rrugën euro-Atlantike të Maqedonisë dhe së treti për të krijuar një klimë më të mirë me fqinjët e saj. Rrënjët e krizës janë të karakterit politik dhe demokratik. Nuk jemi ende në kushtet për të folur për një krizë ndëretnike dhe shpresojmë të mos shkojmë në këto nivele”, tha Bushati. Kryediplomati shqiptar shton se platforma e partive shqiptare është përdorur si alibi nga VMRO dhe Ivanovi. “Partitë shqiptare kanë patur bisedime me VMRO-në dhe me LSDM-në. Platforma shqiptare është pranuar fillimisht nga VMRO, por kushtet kryesore dhe mungesa e dakordësisë ka qenë në lidhje me pozicionin e prokurorit special dhe zgjatjen e mandatit të tij”, tha pos të tjerash Bushati.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …