6000 EURO DONACION NGA KFOR-i ITALIAN PËR KOMUNËN E RAHOVECIT

Gatishmërinë për të shtyer përpara proceset të cilat rrisin sigurinë e qytetarëve, KFOR-i italian e ka dëshmuar në mënyrë të vazhdueshme, edhe kësaj radhe me dhurimin e donacionit për komunën e Rahovecit, që kap vlerën prej 6000 euro dhe përfshin vendosjen e rrjetit të ndriçimit publik në rr. “Vëllezërit Haradinaj” në qytetin e Rahovecit. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka thënë se projekte të tilla sigurisht se janë të mirëseardhura çdoherë për banorët, sepse ofrojnë një siguri më të madhe për lëvizje gjatë natës, andaj shpreh falënderimin tim dhe mirënjohjen për KFOR-in italian për ndihmën dhe bashkëpunimin me institucionet udhëheqëse komunale të Rahovecit!

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …