Vehapi: Në lamtumirën e fundit ish ushtarit të UÇK-së, Veli Spahiu, luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ata ndërrojnë jetë

Idriz Vehapi i ka dhënë lamtumirën e fundit, veteranit të ndjerë të UÇK-së, Veli Spahiu

Të martën i është dhënë lamtumira e fundit ish luftëtarit të UÇK-së, Veli Spahiu. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, me anë të një postimi ka thënë “luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ndërrojnë jetë”. “I thamë lamtumirë shokut, mikut, njeriut të mirë, Veli Spahiut! E dhembshme kjo ikje e tij e parakohshme! Zakonisht themi se njerëzit e mirë ikin shpejt nga kjo botë, por Veliu i duhej kësaj bote që ta bëj më të mirë me pozitivitetin e tij. Luftëtarët e lirisë e kanë vendin në parajsë kurdo që ndërrojnë jetë. Ne do ta kujtojmë gjithmonë. Lum ai që lë kujtime të mira, siq i le Ti, sepse siguron jetën në dy botëra! Shpirti të pastë dritë në përjetësi, Veli!”, ka shkruar Vehapi.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdohet paraburgimi “Thaçi dhe të tjerët” nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që paraburgimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin …