Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova rrezikon të qeveriset nga PAN-i, i varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi

E emëruari i “Vetëvendosjes” për kryeministër, Albin Kurti, tha për “Zëri” se edhe ambasadorët e rëndësishëm ndërkombëtarë në Kosovë ia kanë ofruar mbështetjen e tyre nëse i kanë numrat e nevojshëm për ta bërë Qeverinë. Sipas tij, diskrecioni i kryetarit, Hashim Thaçi nuk është aq i rëndësishëm sa të dalë kundër votës së popullit, kundër shumicës në Kuvend dhe kundër ndërkombëtarëve Sipas Kurtit, përmes zgjedhjeve të fundit populli tregoi se e do një qeverisje nga LVV-ja, mbështetjen ndaj së cilës e kanë konfirmuar edhe ambasadat kryesore të huaja në Prishtinë. Në të kundërtën, Kosova rrezikon të qeveriset nga PAN-i, i varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi, e ku rreziqet do të ishin të paditura dhe të papritura. Megjithatë, kandidati i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër thotë se kjo do të ndodhte vetëm përkohësisht, sepse “Vetëvendosja” tani ka fuqi të mjaftueshme për ta ndalur “PDK-në e vogël”, siç e quan ai dhe për t’u bërë gati për zgjedhje të shpejta.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …