Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, presidenti Erdogan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur poresidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.
“Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të letrës, presidenti Erdogan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
