Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka quajtur të parëndësishme deklaratat e bashkpartikes së tij, Vjosa Osmani. Ai ka theksuar ajo ka përgjegjësi për rezultatin zgjedhor të subjektit politik që i takojnë në zgjedhejt e vitit 2021. Duke komentuar deklaratat e saj të fundit, ai ka thënë se këto janë deklarata të marra të saj. “Besoj që nuk është e vlefshme as të kalojmë shumë minuta duke diskutuar deklarimet e saj. Deklarimet e saj e kanë humbur çdo lloj relevance publike. I ka shërbyer këtij modeli politik për të cilin ne po bartim pasojat tash. Nuk e ka thënë asnjë fjalë në pesë vite, ka dalë në kampin tjetër politik, duke formuar një subjekt tjetër politik, ‘Guxo’, e ka lënë edhe atë, mandej prapë është kthyer në LDK dhe vazhdon me deklarime të tilla. Besoj që për njerëz të tillë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë hapësira politike që iu jepet” ka theksuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
