Brickos

Hashim Thaçi

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë shqiptare. Sipas presidentit, ky muaj historik ka dhënë guxim e forcë për ta shpallur edhe Republikën e Kosovës.

“Nëntori i ka dhënë gjithmonë shpirt historisë sonë. Por, krenaria kombëtare, lidhja shekullore dhe vendosmëria e popullit tonë, më së miri përbashkohen rreth Flamurit Kombëtar më 28 Nëntor. Bashkë me 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ne sot e festojmë edhe ditëlindjen e komandantit tonë të madh, Adem Jashari, si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj gjithë shqiptarëve anekënd botës, ua uroj festat e krenarisë dhe lavdisë sonë kombëtare. Ky muaj historik na ka dhënë gjithnjë guxim e forcë për ta shpallur edhe Republikën e Kosovës. Dhe sot, simotra të pandashme, Kosova e Shqipëria qëndrojnë të bashkuara edhe rreth agjendës evropiane. Ishim, jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …