Janë mbajtur garat komunale të Olimpiadës së Matematikës për nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII të komunës së Kaçanikut.

Janë mbajtur garat komunale të Olimpiadës së Matematikës për nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe XII të komunës së Kaçanikut. Në konkurrencën e klasave të IX vendin e parë dhe dytë e kanë ndarë Florian Gashi dhe Leonita Raka, në atë të X, në vendin e pare është radhitur Fjollë Kodra e në atë të dytë Florinda Hasani, në të XI, vendin e parë dhe të dytë e kanë bashkëndarë Nora Koxha e Rinesa Ahmetaj, ndërkaq në konkurrencën e klasave të XII, e para doli Agnesa Tifeku dhe në vendin e dytë Dafina Muhaxheri. Nxënësit fitues të radhitur në vendet e para dhe të dyta për klasat IX, X, XI dhe XII do të marrin pjesë në Olimpiadën e dhjetë të Matematikës në Kosovës, e cila mbahet në Prishtinë më 27 janar 2018, ndërkaq fituesit e kësaj gare do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e 59 ndërkombëtare e cila mbahet në Rumani gjatë muajit korrik 2018 (3-14 korrik). Enver Kamishi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës ka thënë se falë organizimit të mirë, garat janë zhvilluar sipas planifikimit, ndërkaq Hajrush Dullovi, zyrtar për Arsim të mesëm të lartë dhe mesëm të ulët dhe Hizer Leka, mësimdhënës i Matematikës, njëherësh koordinator i Olimpiadës në nivel komunal, janë shprehur të kënaqur me ecurinë e përgjithshme dhe rezultatet e treguara në testim. Ata kanë thënë se gara ka qenë plotësisht transparente. Detyrat për nxënësit garues janë përcjellur nga Shoqata e Matematikanëve në nivel vendi, në momentin e fillimit të garës dhe zgjidhjet e detyrave, po ashtu janë përcjellë vetëm pas përfundimit të garës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …