790 pacientë kërkuan trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike në Kosovë gjatë 2025

Nga janari deri në tetor të këtij viti, 790 pacientë kanë aplikuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për ndihmë financiare për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike, për sëmundje që nuk mund të trajtoheshin në institucionet publike. Nga këta, 544 aplikime ishin raste të rregullta dhe 246 raste urgjente, me referime kryesisht nga klinikat e pediatrisë, ortopedisë dhe oftalmologjisë. Destinacionet më të kërkuara për trajtim janë Turqia, shtetet e rajonit dhe disa vende evropiane. Buxheti i ndarë për këtë program në vitin 2025 është rreth 10 milionë euro, ndërsa borxhi i Fondit për pagesat e në proces është rreth 3 milionë euro. Vlera totale e shërbimeve shëndetësore për pacientët që ende nuk kanë përfunduar trajtimin është afërsisht 10 milionë euro. Fondi ka theksuar se këto shifra janë përafërsisht dhe nuk duhet konsideruar përfundimtare, pasi shqyrtimi dhe kompletimi i aplikimeve vazhdon. Raporti i auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024 ka gjetur disa parregullsi në procesin e Fondit. Në 20 raste, fletëzotimet janë dhënë bazuar vetëm në një pro-faturë, me vlerë të përgjithshme mbi 345 mijë euro, ndërsa 17 raste të tjera me vlerë 445 mijë euro nuk ishin shqyrtuar ende nga Bordi, duke përfshirë lëndë të kompletuara që nga viti 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës e lë vendin pa 42 milionë euro për shkak të dështimit në menaxhimin e Energjisë në Veri

Kosova rrezikon t’i humbasë 42 milionë euro të paguara për mbulimin e kostos së rrymës …