810 maturant malishevas ju nënshtruan testit të maturës

Në Komunën e Malishevës është mbajtur testi i maturës shtetërore dhe këtij testi i janë nënshtruar 810 maturant nga të tri shkollat e mesme. Mbajtja e testit është përcjellë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Administruesit e përcaktuar dhe Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës. Testi i maturës shtetërore është mbajtur, dhe i tërë procesi ka kaluar pa asnjë problem, përderisa për mbarëvajtjen e testit janë përkujdesur edhe inspektorati komunal i punës dhe ai sanitar, Policia e Kosovës dhe vëzhguesit e pavarur. Po ashtu procesi i testit të maturës shtetërore u realizua me zbatim të masave kundër COVID 19. Testi i maturës shtetërore u mbajt në pesë qendra: Gjimnazi Hamdi Berisha, SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, dhe SHFMU “Naim Frashëri” në Banjë. Rezultati i arritur i nxënësve do të publikohet nga MASH-i dhe do të dërgohet në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, ka bërë të ditur, drejtori i DAE në Malishevë, Blerim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …