Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të jetë jofunksional që nga fundi i marsit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vazhdojë të jetë jofunksional edhe për një kohë. Ky institucion ka mbetur jofunksional që nga fundi i marsit të këtij viti, kur anëtarëve të KQZ-së u ka skaduar mandati. Paqartësia  për ndarjen e anëtarëve të KQZ-së, që ka pasur kryetari i vendit, ka bërë atë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me ndarjen e mandateve në KQZ. Në Gjykatën Kushtetuese kanë pranuar që lënda tashmë është dërguar nga Thaçi, por nuk dihet se kur do të shqyrtohet, pasi kjo gjykatë nuk ka kuorumin e nevojshëm për ta shqyrtuar. “Kjo kërkesë tashmë është regjistruar në regjistrin e lëndëve. Por lënda do të shqyrtohet pasi që Gjykata të ketë kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje”, thuhet në përgjigjen e gjykatës. Ndryshe partitë politike kanë dërguar në Presidencë emrat e propozuar për anëtarë të KQZ-së, përpos AAK-së e Nismës, që si pjesë e koalicionit me PDK-në, do ta kenë një përfaqësues në KQZ.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …