14 vjet nga miratimi i deklaratës për përcaktimin e statusit të Kosovës mbështetur në propozimin e Ahtisarit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës prej ditës së marte kanë hyrë në pushim deri në muajin shtator

Deputetët e Kuvendit të Kosovës prej ditës së martë kanë hyrë në pushim deri në vjeshtë, pas përfundimit të sesionit pranveror. Debati parlamentar për Dialogun me Serbinë që u mbajt të hënën ka qenë seanca e fundit për këtë sesion. Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti në fund të mbledhjes ka mbyllë sesionin pranveror. “Dua t’ju them me këtë rast, që mbylli edhe sesionin pranveror. Mirë u pafshim në fillimin e sesionit vjeshtor sipas rregullave që kemi”, ka thënë Haliti, në seancën e fundit të kuvendit që është mbajtur të hënën. Mirëpo, në kalendarin e kuvendit të Kosovës, është paraparë që nesër të mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …