Kryetari Latifi priti në takim deputetet Muharrem Nitaj, Daut Haradinaj, Kryetarin e Deçanit Bahskim Ramosja dhe Avdi Gecaj nga “StonCastle”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka pritur në takim deputetet e Kuvendit të Republikë së Kosovës, Muharrem Nitaj nëjherit kryetar i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Daut Haradinaj kryetari i komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosja dhe Avdi Gecaj nga “StonCastle”. Qëllimi i takimit të deputetëve Haradinaj e Nitaj, Kryetarit Ramosaj dhe Gecaj ishte që ti urojnë punë të mbarë Kryetarit Smajl Latifi dhe stafit të tij, ata thanë gjithashtu se puna e mirë ndaj qytetarëve po vërehet nga dita në ditë. Kurse Kryetari Latifi fillimisht i falënderoj për vizitën e tyre duke u thënë se në vazhdimësi së bashku me stafin jemi në teren dhe kemi përkushtim të madh, për realizimin e projekteve që janë në të mirë të gjithë qytetarëve, të cilët jetojnë në Komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …