Opozita kërcënon me protesta për të mos lejuar që kryetari, Thaçi, të jetë në krye të dialogut me Serbinë

Opozita kërcënon me protesta për të mos lejuar që kryetari, Thaçi, të jetë në krye të dialogut me Serbinë

Partitë opozitare thonë se do të thërrasin protesta për të mos lejuar që presidenti Hashim Thaçi, të jetë prijës i dialogut dhe që temë e bisedimeve të jetë korrigjimi i kufijve. Vetëvendosje dhe LDK-ja thonë se janë pajtuar  në veprimet e tyre, që përmes Kuvendit të legjitimohet ekipi i dialogut. LDK-ja, i sheh si opsion edhe protestat për të kundërshtuar deklarimet e presidentit për korrigjim të kufijve dhe që ai të jetë prijës i dialogut. Ndonëse PSD-ja nuk ka gjetur akoma përkrahjen e Vetëvendosjes dhe LDK-së për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për dialogun, ata thonë se do t’i mbështesin edhe protestat. Por, pavarësisht kësaj, monitorues të punës së Kuvendit vlerësojnë se opozita po tregohet e pafuqishme. Ka disa ditë që presidenti Thaçi ka shpalosur ide të ndryshme për ndryshim e korrigjim të kufijve me Serbinë. Madje, ai ka paralajmëruar se këtë temë do ta diskutojë edhe gjatë shtatorit, kur pritet të mbahet në Bruksel takimi i radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

William Walker

Reçaku dhe përgjegjësia historike: dëshmi që sfidojnë mohimin

Raportimi i The Washington Post dhe dëshmitë e mbledhura nga vëzhgues ndërkombëtarë, patologë mjeko-ligjorë dhe …