MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS NDAN MBI 1 MILION EURO PËR PROJEKTET RRUGORE TË LIPJANIT

Ministria e Infrastrukturës, e përfaqësuar nga zëvendësministri Rexhep Kadriu me bashkëpunëtorë, të premten vizituan Lipjanin  për t’u takuar me të parin e kësaj komune, Imri Ahmeti. Përfaqësuesit e dy institucioneve në fjalë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi për vitin 2018 dhe anekset e marrëveshjeve paraprake për disa projekte rrugore në Lipjan, që arrijnë shifrën 1,203,468 Euro. Nga memorandumi, do të financohet rruga përgjatë hekurudhës Gllogovc – Rubovc, ndërsa mjetet e tjera janë ndarë për vazhdimin e projekteve për rrugët Magurë – Blinaj, Vojnovc – Topliqan dhe Llugaxhi – Gadime. Duke ndarë përgjegjësitë për dinamizimin dhe përshpejtimin e projekteve infrastrukturore, kryesisht asfaltimin e rrugëve të Lipjanit, zëvendësministri Kadriu deklaroi se Ministria e Infrastrukturës do të jetë e gatshme që në çdo kohë të ofrojë përkrahje dhe të shërbejë në të mirë të qytetarëve të Lipjanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …