Projekti i rregullimit të shkallëve në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë po shkon drejt përfundimit

Projekti i rregullimit të shkallëve në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë po shkon drejt përfundimit

Projekti i rregullimit të shkallëve në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë po shkon drejt përfundimit, me një mbikëqyrje profesionale nga ana e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave. Komuna e Prishtinës njofton se janë marrë mostrat e shtresës së betonit që është vendosur për nivelim të shkallëve, si dhe të atij në objektin përcjellës. Këto mostra do të analizohen në laboratorët e licencuara të betonit, dhe vetëm pas marrjes së rezultateve pozitive do të vazhdohet me vendosjen e gurëve natyrorë, si fazë finale  e projektit. Aktualisht është duke u testuar edhe punët e kryera në kanalizimin atmosferik, si dhe në kabllor nëntokësor. “Banorët e lagjes ‘Arbëria’, si dhe të gjithë qytetarët që do të kalojnë nëpër këtë pjesë të qytetit, do të shohin shumë më shumë gjelbërim, si dhe do të gjejnë hapësira të mjaftueshme për pushim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …