Kryekuvendari Veseli: Kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe

Kryekuvendari Veseli: Kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe

Kryekuvendari Kadri Veseli ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Veseli është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut.  Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dashuri e solidaritet. “Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhet e kësaj dite na shërbejnë për t’i bërë edhe më të qëndrueshme vlerat tona të solidaritetit, tolerancës e humanizmit. Kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe, edhe për faktin se është popull solidar, që kultivon paqen, dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …