Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Vetëvendosje e përkrah protestën kundër Lumezit, por kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje do ta përkrahë protestën e sotme të thirrur nga shoqëria civile për shkarkimin e Aleksandër Lumezit dhe për një vetting në gjyqësi. Kjo është konfirmuar në një konferencë për media nga deputetja Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se kërkesat e kësaj proteste duhet të zgjerohen pasi vetëm dorëheqja sipas saj, është e pamjaftueshme. “Ftojmë qytetarët të angazhohen në dorëheqjen e Lumezit dhe Haradinaj. Ska kuptim opozita pa ia kërkuar dorëheqjen të dyve. Nuk mund të heshtim përballë kësaj gjendje. Do të jemi të pranishëm në protestën e thirrur sot. Por kërkesat e protestave të zgjerohen, pasi dorëheqja është e pamjaftueshme”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka vlerësuar se letra e prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj tregon se çfarë sistemi të dobët të drejtësisë ka Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …