leoni

Jashari: Arrestimet e të premtes ishin një “spektakël” i shëmtuar në të cilin OVL e UÇK-së është keqpërdorur

Bekim Jashari: Kurrë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka thënë se vetën në komunën që e drejton ai ende figurojnë 126 familjarë të zhdukur që nga koha e luftës. Jashari ka theksuar se asnjëherë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur. “Ku janë? Një pikëpyetje e madhe që nuk morri përgjigje ende, edhe pas 19 vitesh që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, se bashku me familjet e tyre, kujtojmë 126 familjarë të zhdukur të komunës së Skenderajt gjatë luftës, dhe të gjithë të zhdukurit tjerë të Kosovës. Kurrë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …