leoni

Punimi artistik për të hyrë në Librin e Rekordeve Genis

Arbnora Fejza-Idrizi, nga Skenderaj, me profesion edukatore, është kualifikuar për të thyer rekordin aktual të Librit të Rekordeve Genis, me origami – që është art japonez, duke bërë palosjen e letrës, me përmasa prej 169 m2. E tërë prova zyrtare e punimit të lules është bërë në parketin e Palestrës Sportive të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, të shtunën, duke e palosur 23 herë letrën, e cila në fund të punimit jep pamjen e një luleje. Sipas procedurave zyrtare të autoriteteve të Librit të Rekordeve Genis, duhen prej 6 deri 8 javë, për të kuptuar autorja e këtij punimi, Fejza-Idrizi, nëse e ka thyer rekordin aktual që e mban një profesionist nga Franca, i cili e ka punuar veprën më të madhe me përmasa 10x10m. Në fund, zonja Fejza-Idrizi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për mbështetje të pa rezervë në këtë përpjekje të saj për të hyrë në Librin Genis.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi me bashkëpunëtor ka marrë pjesë në ditën e shkollës IAAP “Selajdin Mullabazi-Mici”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …