Ministri Gashi, bëri homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Të shtunën në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së Vrrinit në Prizren, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. Me këtë rast, ministri Gashi tha se nderimi për dëshmorët e lirisë është vlerë që na mban të fortë në rrugën e fuqizimit të shtetit. Dëshmorët janë udhërrëfim për brezat e rinj dhe dëshmi se sa shumë gjak është derdhur për të jetësuar aspiratat shumë shekullore të popullit tone. Lavdi Dëshmorëve! u shpreh ministri Gashi. Gjatë Epopesë së lavdishme të Vrrinit nga 1 deri 5 shtatori 1998, në përballje guximtare ranë për të mos vdekur kurrë në altarin e lirie 28 pjesëtarë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …