Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i njohë diplomat e universiteteve të Kosovës, të rinjve nga Kosova Lindore

Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i njohë diplomat e universiteteve të Kosovës, të rinjve nga Kosova Lindore

Pavarësisht marrëveshjes së Brukselit, Qeveria e Serbisë vazhdon të mos i njohë diplomat e universiteteve të Kosovës, duke u shkaktuar telashe të rinjve nga Kosova Lindore. Shumë të rinj detyrohen t’i ndjekim studimet në Maqedoni e Shqipëri, ndërsa ata që kanë diplomuar në Kosovë detyrohen ta lëshojnë vendin. Në Këshillin Nacional Shqiptarë, thonë se kërkesat për njohje të diplomave nuk janë ndaluar asnjëherë, por ky proces është stopuar nga Ministria serbe e Arsimit. Problemet paraqiten nëpër drejtorit komunale të arsimit, me ç’rast ka mungesa të kuadrove profesionale nëpër shkollat shqipe. Në rrethana të tilla diskriminimi me diplomat universitare po ndikon që Kosova Lindore të zbrazet nga pjesa më intelektuale çdo ditë e më shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …