Nisin punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”

Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”, në ceremoninë e nisjes së punimeve të pranishëm ishin Kryetari Smajl Latifi, Berat Duraku drejtor i DBPZHR-së dhe Afrim Dina kryesues i Kuvendi. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u shpreh se filloi  zbatimi i projektit: “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë” dhe pikërisht nga dalja e ujit nga shtrati i këtij përroi janë vërshuar shumë toka bujqësore dhe ekonomi familjare. Përfundimi i këtij projekti hap rrugë për projektin tjetër të ndërlidhur për kullimin e tokave bujqësore të fermerëve të vyeshëm të këtij fshati. Muhamet Ramadani, kryetar i këshillit të fshatit Celinë e ka falënderuar, Kryetarin e Komunës Smajl Latifi, drejtorin e DBPZHR-së Berat Duraku, kryesuesin e kuvendit komunal Afrim Dina, asamblistët  Rasim Fazliu dhe Faton Ramadani, për projektin “Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë”. Ai tha poashtu se sot filluan punimet, në njërin ndër projektet më të rëndësishme për banorët e fshatit Celinë. Realizimi i këtij projekti është mundësuar nga buxheti i Komunës së Rahovecit i cili kap vlerën prej 178,000 euro dhe që ka një gjatë si prej 1237 metra.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …