Nis rregullimi dhe asfaltimi i 18 rrugicave në fshatin Zllatar

Këtë të mërkurë edhe zyrtarisht kanë filluar punimet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve të fshatit Zllatar, fshat ky pothuajse i harruar nga të gjitha qeverisjet e kaluara. Punimet në këto rrugë nga afër i ka inspektuar Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi. Me këtë rast u vlerësua se rregullimi i këtyre rrugëve ka rëndësi jetike për banorët e këtij lokaliteti, i cili për një kohë të gjatë ka qenë edhe i harruar. Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Arbër Bytyqi me këtë rast ka thënë se ky projekt ka rëndësi tejet të madhe për rreth 1300 banorët e këtij fshati. “Jemi në fshatin Zllatar ku po fillojmë së realizuari projektin e asfaltimit të rrugicave të këtij fshati, një projekt në vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa do të behet asfaltimi i 18 rrugicave. Disa rrugica të këtij fshati do të kenë një gjerësi 5 metra, ndërsa pjesa tjetër do të kenë një gjerësi prej 4 metrave, ndërsa është projekt dy vjeçar ”, ka thënë drejtori Bytyqi. Drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi, tutje është shprehur se banorët e kësaj ane shumë shpejt do të behën dhe me Fabrikën e Ujit, ku më nuk do të kenë problemin e ujit të pijes. “Sa i përket projektit të ujësjellësit, jo vetëm banorët e fshatit Zllatar ballafaqohen me këtë problem, por edhe banorët e zonave për rreth. Ne jemi duke punuar në kuadër të ndërtimit të Fabrikës së Ujit që është parapare që të fillojë shumë shpejt në vitin e ardhshëm dhe të lidhen banorët e këtij lokaliteti”, u shpreh drejtori Bytyqi. Ndërsa banorët e këtij fshati i janë shprehur mirënjohës kryetarit Aliu, që premtimet elektorale po i përmbush brenda vitit të parë të qeverisjes. Ata kanë thënë se deri më tani kanë pasur probleme nga më të ndryshmet sa i përket rrugëve të këtij fshati, por edhe problemeve të tjera me të cilat përballen. Vlera e këtij projekti kap shumën 200 mijë euro, ndërsa punët do t’i kryeje operatori ekonomik “Arlindi SH.P.K”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …