Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas: Ideja për korrigjimin e kufijve nuk është zgjidhja më e mirë për Kosovës

Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas: Ideja për korrigjimin e kufijve nuk është zgjidhja më e mirë për Kosovën

Ministri i Jashtëm gjerman, Hajko Mas, ka shprehur shqetësim lidhur me negociatat midis Kosovës dhe Serbisë. Mas vuri në dukje se përpjekja për të “shfuqizuar diversitetin duke zhvendosur kufijtë është e rrezikshme. Ai sot ka pasur vizitë në Tiranë dhe Athinë, ku në një intervistë për të përditshmen greke “Katimerini”, tha se edhe marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjedhjen e kontestit për emirin kontribuon në stabilizimin e Ballkanit. Ai tha se Ballkani do të ishte më i qetë nëse do të ketë marrëveshje edhe nga negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur në lidhje me frikën e ndikimit rus në kohën e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, Mas tha se “ideja evropiane nuk të përcaktojë sferën e influencës”, por “Unioni bazohet në parimet themelore të lirisë, demokracisë dhe solidaritetit.” Sipas tij, ideja për korrigjimin e kufijve nuk është zgjidhja më e mirë për Kosovës, por mirë do të ishte që vendet të pajtoheshin me marrëveshje përfundimtare që do siguronte paqe.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …