Albin Kurti

Albin Kurti: Gra e vajza të Kosovës ejani në protestë më 29 shtator në orën 14:00, me ju mund ta ruajmë mëmëdheun

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një video incizimi u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të Kosovës që të dalin në protestën e 29 shtatorit. Ai ka theksuar se gratë dhe vajzat kanë dhënë kontribut të madh për shtetin e Kosovës, por sipas Kurtit pak po përmenden dhe po heshtet angazhimi i tyre. “Gratë kanë bërë shumë për vendin tonë, e pak janë përmendur. Gratë janë angazhuar shumë por kontributi i tyre është heshtur. Ato e mbajtën gjallë kulturën e gjuhën shqipe për gjatë historisë. Protestuan për liri e demokraci në kohën e okupimit. Sot është dita që ju gra e vajza të jepni kontribut për ruajtjen e shtetësisë e pavarësisë, për sovranitet e integritet. Problemet e juaj janë të shumta prej dhunës në familje, papunësisë, diskriminimit etj. Por problemet nuk zgjidhen pa e ndal këtë pushtet. Gra e vajza të Kosovës ejani në protestë të shtunën më 29 shtator në orën 14:00 sepse vetëm me ju mund ta ruajmë mëmëdheun, vetëm me ju mund ta bëjmë zhvillimin, vetëm me ju mund ta ndalim diskriminimin gjinor. Pa ju nuk është e mundshme asgjë e mirë për këtë vend”, ka deklaruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …