Të premten do të nderohet dëshmori Lulzim Guta dhe tetë dëshmorët e rënë më datën 28.09.1998 në betejën e Jezercit

Të premten do të nderohet dëshmori Lulzim Guta dhe tetë dëshmorët e rënë më datën 28.09.1998 në betejën e Jezercit

Me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Lulzim Guta dhe të tetë dëshmorëve të rënë më datë 28.09.1998 në betejën e Jezercit për liri, ftohen të gjithë qytetarët, miqtë, shokët, dashamirët dhe gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë manifestim jubilar që do të mbahet në Ferizaj dhe në fshatin Jezerc tek lapidari i dëshmorit. Ditë e premte më datën 28 shator 2018 me këtë agjendë: Në ora 10:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmoreve në Ferizaj. Pas përfundimit të homazheve bëhet vendosja e kurorave tek lapidari i dëshmorit Lulzim Guta që gjendet në fshatin Jezerc dhe me këtë rast do të mbahet program kushtuar dëshmorit. Aktivitet e tjera vazhdojnë në kuadër të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …