Bytyqi: SHBA-të kanë shprehur interesim për matjen e performancës së mësimdhënësve të Kosovës

Bytyqi: SHBA-të kanë shprehur interesim për matjen e performancës së mësimdhënësve të Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon takime të rëndësishme. Ai ka shkruar se SHBA-të kanë shprehur interesim të madh për matjen e performancës së mësimdhënësve të Kosovës. Sipas tij, SHBA-të po ashtu u shprehen të gatshme të përkrahin Kosovën me përvojat e saja në këtë fushë. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  kam zhvilluar një takim me z. John Paul C. Hayëorth, drejtor ekzekutiv i i bordit shtetëror të edukimit në Washington DC. Në këtë takim të rëndësishëm, ku ishte prezent edhe z. Christine Rhyner, ekspert në këtë lëmi, diskutuam për matjen e performancës së mësimdhënësve. Gjatë këtij takimi, po ashtu është bërë edhe një prezantim në lidhje me matjen e performancës në ShBA të bazuar në përvojat amerikane. Gjatë këtij takimi u shpreh një interesim i madh për informatat dhe shpjegimet lidhur me matjen e performancës së mësimdhënësve në vendin tonë, ndërsa u shpreh gatishmëria e tyre për ta përkrahur Kosovën me përvojat amerikane në këtë fushë”, ka shkuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …