Kryetari Latifi dhe kryesuesi i kuvendit Dina priten në takim komandantin e KFOR-LMT, Martin Khull Kholwald

Në takime të ndara, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe kryesuesi i kuvendit komunal, Afrim Dina kanë pritur në takim përshëndetës komandantin e KFOR-LMT Austriake në Rahovec, Martin Khull Kholwald. Kryetari Latifi dhe kryesuesi Dina e kanë falënderuar komandantin Martin Khull Kholwald, për punën e bërë për kohen sa ka qëndruar në detyre dhe i uruan suksese në angazhimet e tij të ardhshme. Ata thanë po ashtu se edhe në të ardhmen, bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj me KFOR-LMT në Rahovec. Ndërsa, komandanti Martin Khull Kholwald, i ka falënderuar kryetarin Latifi dhe kryesuesin Dina për bashkëpunimin e mirë gjatë gjithë periudhës sa ka qenë në detyrë si komandant i KFOR-LMT në Rahovec, duke thënë se bashkëpunimi i mirë do të vazhdoj edhe me tutje në mes të komunës së Rahovecit dhe KFOR-LMT.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Shqiponja e Dushkajës qëndron si simbol i pathyeshmërisë dhe dashurisë për atdhe

Në fshatin Shqiponjë, ish-Jabllanicë e Gjakovës, u shënua të shtunën 26-vjetori i çlirimit nga forcat …