Albin Kurti: Thaçi, i ka dhënë leje Vuçiqit të vizitojë Mitrovicën për ta madhështuar Millosheviçin

Albin Kurti: Thaçi, i ka dhënë leje Vuçiqit të vizitojë Mitrovicën për ta madhështuar Millosheviçin

Në fjalimin e tij para mijëra protestuesve, në Prishtinë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar kryetarin Hashim Thaçi për sikur thotë ai joshjen e Serbisë për territorin e Kosovës. Thaçi, i ka dhënë leje Vuçiqit të vizitojë Mitrovicën për ta madhështuar Millosheviçin. Nuk mund të bëjë marrëveshje ideale një president pa ideale dhe nuk mund të bëhet marrëveshje historike nga një president që ka harruar historinë. Kurti  ka përshëndetur edhe deputetët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdylin si dhe deputetin e pavarur, Korab Sejdiun të cilët kanë marrë pjesë ne protestën e organizuar nga kjo parti. Protesta ishte e qetë dhe nuk janë shënuar incidente, por prania e kryetarit Hashi Thaçi  dhe e Njësive ROSU në veri të Kosovës ka zbehur qëllimin e protestës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …