leoni

Takim i përbashkët në mes të zyrtarëve të DKA-së në Rahovec dhe Ministrisë së Arsimit

Gjatë ditë së Enjte, në Rahovec është mbajtur takimi i përbashkët me koordinatorin e cilësisë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Afet Morina. Në këtë takim ishin të pranishëm drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e cilësisë të secilës shkollë. Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit ka thënë se, diskutuam për të gjitha mundësitë që kemi për ta ngritur në nivel më të lartë cilësinë në arsim në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. “Emërues i përbashkët i të gjitha diskutimeve ishte fakti i pamohueshëm se, për të arritur këtë objektiv është e nevojshme që të ngritët niveli i përgjegjësisë dhe llogaridhënies nga secili prej nesh, e në veçanti i drejtuesve të shkollave dhe koordinatorëve të cilësisë”, është shprehur ndër të tjera drejtori Morina.

Kontrolloni gjithashtu

Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin …