Qyteti i Suharekës po përjeton ndryshime pozitive

Po vazhdojnë projekte të ndryshme brenda në qytetin e Suharekës. Kryetari i Komunës Bali Muharremaj është vazhdimisht në terren duke e parë ecurinë e punimeve. Ai tani ndodhet te garazhet e “Ballkanit”, të cilat do të rrënohen dhe do t’i japin hapësirë qytetit. Kryetari Muharremaj gjatë vizitës së punimeve ka thënë: “Do të rrënohen garazhet e banesave të “Ballkanit”, do të shkoj rruga e asfaltuar deri tek Rruga “Dëshmorët”, ku përmes rrethrrotullimit do të lidhet me rrugën alternative që shkon për Shirokë”

Kjo do të mundësoj shkarkimin e komunikacionit në qytet dhe do të jet me mundësi zhvillimi për atë zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebbok fton anëtarët e Kuvendit …