Kryetari Ramosaj ka pritur në takim deputetin Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj më bashkëpunëtor, ka pritur në takim Deputetin e Kuvendit  të Republikës së Kosovës, njëherësh kryetarin e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i shoqëruar nga Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bashkim Krasniqi dhe Artan Berisha Zëvendësministër  në  Ministria e Arsimit. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e komuniteteve në komunën e Deçanit për mundësit e investimit për këtë komunitet. Nga zyrtarët e zyrës për kthim dhe komunitete në komunë e Deçanit, është bërë e ditur se nga puna në teren janë verifikuar disa familje në fshatin Gramqel, Dubovik dhe në lagjen Pemishte të cilët kanë nevojë për inventarizim të shtëpive  për rrugë  dhe  kanalizim.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …