Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kujton në 22 vjetorin e vdekjes heroin e kombit, Adrian Krasniqin

Sot bëhen 21 vjet qysh kur dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi, ka rënë heroikisht gjatë një aksioni në Kliçinë

Sot bëhen 21 vjet, qysh kur dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe. Në atë sulm kishin marrë pjesë edhe Qerim Kelmendi, Mujë Krasniqi dhe  Ilir Konushevci.  Adrian Krasniqi ka qenë student i Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe ishte një nga celulat e para të UÇK-së me gradën e komandantit të logjistikës në nivel të SHP të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajorit e mori pas vdekjes.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja kundër mandatit të dytë për Osmanin, Jakup Nura propozon Rifat Jasharin për president

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka deklaruar se subjekti i tij politik …