Edi Rama

Edi Rama: Shqipëria do të bëhet vend ku nuk do të mund të jetojnë kriminelët

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  ka reaguar sërish pas arrestimeve masive të ditëve të fundit, duke filluar që nga anëtarë të grupeve kriminale e deri tek ish-deputetë. Në një postim të tij Rama  nuk ka kursyer ironinë ndaj opozitës, duke deklaruar se ky vend është i pashpresë për ata që bëjnë politikë me krimin. “Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë,” shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Rezolutë nga deputetë zviceranë dërgohet në gjykaten speciale

Pas rezolutave të miratuara në Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës ditët e fundit, …