Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Tahiri: Kosova është vendi i parë në rajon që ka rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim

Republika e Kosovës është vendi i parë në rajon që ka përligjur dhe rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim, si dhe ka ndërtuar mekanizmat e duhur institucional për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi. Kështu ka shkruar ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, në ditën kur u shënua “Java për të drejtat e viktimave të krimit”. “Sot shënuam javën për të drejtat e viktimave të krimit. Republika e Kosovës është vendi i parë në rajon që ka përligjur dhe rregulluar të drejtën e viktimave të krimit në kompensim, si dhe ka ndërtuar mekanizmat e duhur institucional për zbatimin e kuadrit ligjor në fuqi” ka shkruar Tahiri. Sipas Tahirit, kjo bazë ligjore reflekton frymë demokratike për adresimin e obligimit që ka shteti ndaj kësaj kategorie. “Baza ligjore që rregullon këtë fushë, reflekton frymën më demokratike dhe më të përshtatshme për adresimin e kësaj çështje dhe mundëson që të arrihet e drejta në kompensim, si obligim i shtetit përballë kësaj kategorie. Kompensimi është dora e shtetit për t’i siguruar viktimat se drejtësia është arritur, si dhe për të lehtësuar rrugëtimin e tyre drejt rimëkëmbjes” ka përfunduar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …